Më 21 nëntor pritet të rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi

Më 21 nëntor pritet të rifillojnë bisedimet Kosovë-Serbi

Të hënën më 21 nëntor pritet të rifillojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat u ndërprenë në verën e këtij viti për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës të banuar më shumicë serbe. Në fillim të dhjetorit Serbia synon të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kusht për të është përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovës, shtendosja e gjendjes në veriun e saj dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme.