Qeveria britanike vazhdon punën për shkëputje nga BE

Kryeministrja britanike Theresa May dhe ekipi i saj i ministrave kryesorë ranë dakord të vazhdojnë përgatitjet për rrezikun e largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, tha zëdhënësi i saj.

Pas arritjes dje të një marrëveshjeje për shkëputjen nga Bashkimi Evropian, zonja May përballet tani me procesin e vështirë për të bindur kritikët e saj dhe për ta kaluar marrëveshjen në Parlament.

"Kabineti ... mbajti një diskutim mbi përgatitjet që po bëhen për t’i dalë përpara mundësisë së rrallë që Britania të largohet pa një marrëveshje, tha zëdhënësi i zonjës May pas takimit të kabinetit.

Zonja May do të bëjë një deklaratë në parlament sonte për të bindur ligjvënësit ta miratojnë marrëveshjen.

Pastaj ajo do të presë në selinë e qeverisë 100 udhëheqësit më të rëndësishëm të biznesit britanik, të cilët do t’i informojë mbi rezultatet e arritura me Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërkaq që ata do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje.