Në Maqedoni, pas dy vjet bojkoti, Partia Demokratike Shqiptare pritet të kthehet nesër në Parlament. Kryetari i PDSH-se Menduh Thaçi u tha mjeteve të informimit se në këtë mënyrë do të nxisë mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Ndërkohë, opozita në Maqedoni thotë se është e shqetësuar dhe e akuzon qeverinë se po përpiqet të korruptojë votuesit.