Këshilli i Radiopërhapjes në Maqedoni ka kritikuar mjetet elektronike të informimit për mënyrën e mbulimit të fushatës parazgjedhore dhe ka paralajmëruar se do të ngrejë padi kundër një televizioni. Edhe kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni thotë se televizionet janë politizuar dhe nuk pritet një qasje objektive nga ana e tyre.