Maqedoni, në përgatitje për zgjedhjet

  • Isak Ramadani

Your browser doesn’t support HTML5

Në Maqedoni, Partia VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski do të dalë e vetme në zgjedhjet e planifikuara për 5 qershor. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka pranuar dhe konfirmuar listën me kandidatët për deputetë të kësaj partie. Por, tri partitë e tjera më të mëdha nuk do të dalin në zgjedhje dhe, si rezultat, gjasat për mbajtjen e zgjedhjeve vlerësohen si shumë të vogla. Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese një nismë për kthimin e deputetëve në Parlament. Parlamenti i vendit u shpërnda me një vendim në fillim të muajit të kaluar.

Your browser doesn’t support HTML5

Zgjedhjet në Maqedoni