Mali i Zi rimbyll kufirin tokësor me Shqipërinë

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Mali i Zi mbylli në mesnatë, në mënyrë të njëanshme, kufirin tokësor me Shqipërinë, kjo për shkak të rritjes ditët e fundit të numrit të të infektuarve me COVID-19. Vendimi vjen në një moment kur Shqipëria është përgatitur të hapë sezonin turistik veror dhe kur pritej, që një numër i konsiderueshëm i pushuesve të arrijnë në Shqipëri përmes linjave të transportit detar dhe pikëkalimeve kufitare të Malit të Zi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte sot në pikëkalimin kufitar të Muriqan-Sukobinës.