Në Malin e Zi, banorët e rajonit të Krajës me shumicë shqiptare thonë se mungesa e investimeve po i bën të ndeshen me vështirësi ekonomike. Edhe pse Kraja cilësohet si zonë e bukur turistike në liqenin e Shkodrës dhe si e pasur me burime natyrore, ajo ndihet e lënë pas dore për shkak të papunësisë dhe emigracionit. Autoritetet fajësojnë privatizimet e gabuara dhe jotransparente që e kanë shkatërruar ekonominë e saj.
Your browser doesn’t support HTML5