Kosova feston fitoren e Majlinda Kelmendit

Të dielën në Rio de Janeiro, Majlinda Kelmendi nga Kosova fitoi medaljen e artë në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 kilogramë. Fitorja e saj i siguroi Kosovës medaljen e parë olimpike. Sivjet Kosova merr pjesë për herë të parë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike, gati dy vjet pasi u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Fitorja e saj u prit me gëzim në Kosovë ku vazhdon përpjekja për të siguruar përfaqësim të barabartë të sportistëve të saj në botë.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova fiton medaljen e parë olimpike