Fushat me opium në Britani dhe Afganistani

  • Emi Gatman

Fushat me opium në Britani dhe Afganistani

Fermerët në Britani po mbjellin një lloj të ri bime, lulekuqet, për shkak të mungesës së ilaçeve kundër dhimbjeve. Është një bimë e cila gjendet me shumicë mijëra kilometra larg në Afganistan, por atje, trupat amerikane dhe britanike po përpiqen t’i shkatërrojnë të mbjellat. Në vazhdim ju njohim me arsyet e këtyre përpjekjeve:

Kjo fushë me lulekuqe opiumi ndodhet vetëm 90 minuta në perëndim të Londrës. Pranvera pa rreshje e këtij viti dhe ardhja e shpejtë e verës krijuan kushte ideale për lulekuqet.

Fermerët e më tepër se 30 fermave si kjo në mbarë Anglinë rrisin lulekuqet për një firmë farmaceutike, që prodhon morfinën, ose kodeinën.

Por asnjë nga fermerët që mbjellin lulekuqe këtu dhe as kompania farmaceutike McFarlan Smith, nuk duan të flasin për këtë, të shqetësuar nga çështja e sigurisë dhe debatet që mund të fillojnë. Ja si u shpreh një fermer lokal, tani në pension.

“Ndoshta është më mirë të kultivosh lulekuqe, se sa misër. Kompania çon njerëzit e vet me autokombajna dhe i transporton ato brenda 24 orëve. Ato janë bimë që të japing fitim.”

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani po ashtu mendon se ka nevojë për furnizime të rregullta me lulekuqe për të plotësuar nevojat për ilaçe kundër dhimbjeve. Me të vërtetë, në të gjithë botën, ka mungesa për ilaçet që kanë si lendë të parë lulekuqet, megjithëse në Afganistan ka me shumicë prej tyre. Michael Clarke është drejtor i Insitutit të Bashkuar Mbretëror, një organizatë britanike për ushtrinë dhe sigurinë.

“Nga lulekuqet e mbjella në Afganistan, prodhohet rreth 90 për qind e heroinës që shitet në Evropë. Kjo tregti i sjell Afghanistanit 70 ose 80 për qind të të ardhurave.”

Dhe ngaqë prodhimi i produkteve nga opiumi në Afganistan është i paligjshëm, madje edhe për përdorim në mjekësi, fushat me lulekuqe janë bërë objekt sulmesh, në kuadrin e politikës së OKB-së për çrrënjosjen e tyre, e cila mbështetet edhe nga SHBA dhe Britania.

“Politika e çrrënjosjes ekziston në kuadrin e përpjekjeve për të prerë lidhjet mes kriminalitetit, pasigurisë dhe varfërisë në Afganistan.”

Por ndërsa si SHBA, edhe Britania ndihmojnë në vënien në zbatim të kësaj politike, ato jo modeomes janë dakord me këtë qëndrim.

“Amerikanët janë përpjekur të thonë, çrrënjosni lulekuqet, në se kjo u pëlqen apo jo njerëzve, hiqni dorë nga mbjellja e kësaj bime. Ndërsa britanikët janë përpjekur të thonë pak a shumë: Në se e bëni këtë, gjendja do të keqësohet më tej”.

Kjo është arsyeja përse ligjvënësi britanik Frank Field thotë se shkatërrimi i fushave të opiumit afgan është jo-produktive.

“Prodhimi i opiumit i jep talebanëve një burim të ardhurash lokale dhe ja bën më të lehtë t’i vrasin një nga një ushtarët tanë, për shkak të mungesë së vullnetit të mirë të fshtarëve afganë.”

Anëtari i Parlamentit britanik preferon t’i legalizojë fushat me lulekuqet e opiumit në Afganistan, në mënyrë që prodhimet të taksohen dhe eksportohen dhe prej tyre nxjerrin fitime fshtarët afganë, qeveria afgane dhe komuniteti ndërkombëtar. Dy vjet më parë, i ndjeri Richard Hollbrook në atë kohë i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Paksitanin, e konsideroi politikën e çrrënjosjes të dështuar.

"Ne po i çojmë me zor fermerët në duart e talebanëve. Kjo është politika më e kotë dhe e paefektshme që kam pare në 40 vjetët e punës sime për qeverinë.”

Por Michael Clarke thotë se legalizimi i opiumit në Afganistan do të krijonte më tepër probleme.

Ky do të ishte një hap drastik për ligjërimin e menjëhershëm të prodhdimit të opiumit në Afganistan, që do të ishte po aq e thjeshtë, sa të heqësh lulekuqet nga fermerët afganë. Kjo do të krijonte një revolucion në Afganistan, që mund të shkaktojë më tepër paqëndrueshmëri. Disa njerëz thonë se në se nuk zgjidhet çështja e opiumit në Afganistan, atje nuk mund të zgjidhet asgjë tjetër”.

Ndërkohë, këtu në fshatin anglez, fushat me lulekuqe lulëzojnë dhe askush nuk do që të flasë për to.