Turqi, lirohet nga burgu ish-shefi i ushtrisë

Një gjykatë e lartë në Turqi ka urdhëruar lirimin e ish-shefit të ushtrisë, që po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për komplot për përmbysjen e Kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Ilker Basbug u lirua sot, një ditë pasi u arrit në përfundimin se një gjykatë e shkallës më të ulët kishte shkelur të drejtat e tij, duke mos publikuar një shpjegim të detajuar të vendimit gushtin e kaluar.

Mbi 200 vetë të tjerë u akuzuan gjithashtu për komplot kundër qeverisë.

Kritikët e kryeministrit thonë se akuzat ishin të sajuara nga partia e tij me rrënjë islamike, në një përpjekje për të zbutur rolin e ushtrisë në politikë.