Senati amerikan votoi njëzëri për të filluar debatin zyrtar të një projekt-ligj për të mbajtur në punë qeverinë federale ndërkohë që afron afati shqetësues i 1 tetorit kur mund të mbyllet qeveria në mungesë të një marrëveshjeje. Ligji për kujdesin shëndetësor mbetet në qendër të një beteje të ashpër partiake lidhur me buxhetin ndërkohë që afron afati i 1 tetorit.
Senati ka filluar debatin për një projekt-ligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët javën e kaluar, e cila i jep qeverisë federale autoritetin e shpenzimeve, por anulon fondet për ligjin për kujdesin shëndetësor. Senati i kontrolluar nga demokratët pritet të riaktivizojë fondet për ligjin e kujdesit shëndetësor. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Harry Reid bëri thirrje për veprim pa vonesë:
“Kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të veprojmë me shpejtësi. Çdo orë që vonohemi na çon një orë më parë mbylljes së qeverisë”.
Senati e mori vendimin pas një fjalimi maratonë të Senatorit Ted Cruz. Për afro 22 orë, zoti Cruz u bëri thirrje kolegëve të bllokojnë fondet për ligjin:
“Bizneset e vogla po ulërasin se ligji për kujdesin shëndetësor po i mbyt dhe për fat të keq, Senati amerikan nuk po i dëgjon thirrjet e tyre. Senati nuk po dëgjon thirrjet e miliona amerikanëve që përballen me kosto kolosale për sigurimet shëndetësore dhe me kërcënimin se do të humbasin sigurimet”.
Senatori Cruz votoi me senatorë të tjerë për të hapur debatin. Pritet që zoti Cruz të kundërshtojë një votë finale për projekt-buxhetin disa ditë më pas.
Udhëheqësi i shumicës demokrate Harry Reid u shpreh se nuk ishte impresionuar nga fjalimi i zotit Cruz:
“Ishte fjalim me interes. Por, në mungesë të një fraze më të përshtatshme, ishte një humbje e kotë kohe”.
Edhe kolegë republikanë të zotit Cruz e hodhën poshtë përpjekjen e tij. Senatori John McCain tha se votuesit e thanë vjet fjalën e tyre për ligjin mbi kujdesin shëndetësor.
“Votuesit e thanë fjalën e tyre, megjithëse unë mbeta i zhgënjyer. Ata e rizgjodhën zotin Obama si President të Shteteve të Bashkuara”.
Një tjetër republikan, senatori Dan Coats tha se beteja për ligjin e kujdesit shëndetësor ka marrë drejtim të gabuar:
“Mbyllja e qeverisë nuk do të ndalë zbatimin e ligjit për kujdesin shëndetësor. Ne republikanët nuk i kemi votat e nevojshme për ta anuluar ligjin”.
Kritikave iu bashkuan edhe demokratët, ndër të cilët Senatori Charles Schumer:
“Le të vazhdojnë debatet për ligjin e kujdesit shëndetësor. Vetëm të mos ketë kërcënime për mbylljen e qeverisë, ajo nuk do të ecë”.
Senati pritet të miratojë ligjin për fondet federale deri të dielën, një ditë para se të mbarojë autoriteti i qeverisë federale për shpenzime. Atëherë vëmendja do të zhvendoset tek Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumë republikanë vazhdojnë të këmbëngulin në pikësynimin për të anuluar ligjin për kujdesin shëndetësor. Mbyllja e kufizuar e qeverisë do të shmangej vetëm nëse të dyja Dhomat miratojnë një ligj identik për shpenzimet.
Shtëpia e Bardhë vazhdon të mbrojë ligjin për kujdesin shëndetësor. Zëdhënësi Jay Carney e përshëndeti raportin që tregon se amerikanët në shumë shtete do të kenë mundësinë të zgjedhin nga një numër planesh me kosto të ulët për sigurimet shëndetësore kur të hyjnë në fuqi disa dispozita të rëndësishme të këtij ligji muajin e ardhshëm.