Liban: Presidenti emëron kandidatin e mbështetur nga Hezbollahu si kryeministër

  • Zëri Amerikës

Liban: Presidenti emëron kandidatin e mbështetur nga Hezbollahu si kryeministër

Presidenti i Libanit emëroi kandidatin e mbështetur nga Hezbollahu, Najib Mikati si kryeministër ndërsa protestat janë ndezur sot në disa qytetet të vendit.

Zoti Mikati u tha gazetarëve se do të kërkojë interesa të ndryshme politike ndërsa ndihmon në formimin e qeverisë. Ai u bëri thirrje të gjithë partive politike në vend të marrin pjesë në qeverinë e re, duke thënë se emërimi i tij nuk sinjalizon një fitore për një kamp mbi një tjetër.

Mijëra protestues të zemëruar, përkrahës të ish kryeministrit Saad Hariri dolën në rrugë të sot në disa qytete. Disa protestues thanë se nuk do të lejojnë që Libani të shkojë në të njëjtën rrugë si Irani, një referencë kjo ndaj mbështetjes që i jep Hezbollahu Teheranit.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të të shohin një qeveri që do tu shërbejë interesave të popullit libanez dhe do të ruajë pavarësinë dhe sovranitetin e Libanit. Ai tha gjithashtu se një Liban i kontrolluar nga Hezbollahu do të ketë një ndikim të qartë në marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara.

Drejtuesi i Hezbollahut Hassan Nasrallah bëri thirrje për bashkëpunim me qeverinë e re gjatë një fjalimi sot me rastin e një feste fetare shiite.

Zoti Hariri dhe zoti Mikati kanë bërë thirrje për qetësi.