Lëvizja Vetëvendosje do të protestojë sërish nesër në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, pavarësisht faktit se Parlamenti i Kosovës votoi të premten mocionin që rrëzon atë të 7 dhjetorit për reciprocitet me Serbinë dhe mbështet marrëveshjet e arritura në bisedimet Kosovë – Serbi. Në përpjekje për të shmangur përvojat e protestës së 14 janarit që u përcoll me dhunë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ndarazi drejtuesit e partive politike, të cilave u ka bërë thirrje që të kërkojnë zgjidhje për të gjitha çështjet brenda institucioneve të Kosovës.