Italia po mban zi për më shumë se 100 emigrantët afrikanë, anija e të cilëve mori zjarr dhe u përmbys dje pranë brigjeve të ishullit të Lampeduzës. Ekipet e shpëtimit rifilluan sot kërkimet për viktima të tjera.
Sot në Itali është një ditë zyrtare zie për të paktën 114 personat që gjetën vdekjen në det të hapur nga mbytja e anijes. 200 persona të tjerë rezultojnë të humbur.
Dje, nga vendi i ngjarjes u nxorën më shumë se 20 trupa pa jetë.
Giovanni de Leonardo, Komandant i ekipeve të shpëtimit
"Ne bëmë tre zhytje dhe nxorrëm 18 trupa nga të cilat 10 ishin jashtë anijes në fund të detit. Tetë të tjera u nxorën sonte nga brenda anijes, thotë Giovanni de Leonardo, Komandant i ekipeve të shpëtimit."
Agjencia zyrtare italiane e lajmeve ANSA tha se anija, ku ndodheshin emigrantë nga Eritrea dhe Somalia, mori flakë kur njerëzit brenda saj po përpiqeshin të jepnin sinjalin e rrezikut duke i vënë flakën një batanijeje
Ngjarja e djeshme që është cilësuar si katastrofa më e rëndë detare në trafikun e emigrantëve drejt Italisë, u regjistrua vetëm disa ditë pasi 13 vetë u mbytën pranë Siçilisë kur anija që po i transportonte u fundos dhe ata u përpoqën të notonin drejt bregut.