Lëvizja Zaptimi pranë Kongresit

Lëvizja Zaptimi pranë Kongresit

Qindra protestues të lidhur me lëvizjen “Zaptimi” po mblidhen jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan sot nën thirrjet “Zaptimi i Kongresit”.

Protestuesit nuk kanë marrë parasysh motin e ftohtë por janë mbledhur përpara Kongresit me brohoritjet “Ne jemi pjesë e 99%-it”. Një numër i madh policësh i kanë kanë bllokuar ata, për mos u ngjitur në shkallët e Kongresit, dhe deri tani është arrestuar të paktën një person.

Lëvizja Zaptimi nisi në Nju Jork në shtator nën emërin “Zaptimi i Wall Street-it”. Pjesëmarrësit thonë se përfaqësojnë 99% të popullatës duke përjashtuar 1% që janë të pasurit.

Organizatorët e protestës së sotme thonë se ata “kanë ardhur t’i tregojnë 1%-it të Kongresit se ç’pamje ka demokracia”.

Kjo protestë përkon me ditën e parë të punës së Dhomës së Përfaqësuesve mbas pushimeve dimërore.