Në Prishtinë, Parlamenti i Kosovës u mblodh sot në një seancë solemne për të shënuar njëqindvjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Mbledhja e sotme ishte pjesë e veprimtarive të shumta që po mbahen në Kosovë, ku viti 2010 është shpallur vit i Nënë Terezës.