Kryeministri Berisha, optimist se shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza brenda 2010

  • Ilir Ikonomi

Kryeministri Berisha, optimist se shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza brenda 2010

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se ka besim që shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza para fundit të këtij viti. Në një intervistë që i dha kolegut tonë Ilir Ikonomi, zoti Berisha komentoi gjithashtu për prirjet e reja të krijuara në Ballkan pas miratimit të rezolutës serbe për Kosovën në Kombet e Bashkuara me ndihmën e Bashkimit Evropian. Ai i bëri komentet të enjten, pak para se të largohej nga Nju Jorku, ku kishte shkuar për të ndihmuar në njohje të mëtejshme të Kosovës.