Kryeministri Berisha flet me Zërin e Amerikës për bilancin e 2010-ës, planet e 2011-ës

Kryeministri Berisha flet me Zërin e Amerikës për bilancin e 2010-ës, planet e 2011-ës

Kryeministri i Shqiperisë, Sali Berisha, i tha Zërit të Amerikës se humbjet materiale të shkaktuara nga përmbytjet në zonën veri-perëndimore do të dëmshpërblehen nga qeveria sipas ligjit. Zoti Berisha tha në një intervistë se harxhimet e konsiderueshme per infrastrukturën e re të Shkodrës nuk do ta pengojnë qeverinë të realizojë edhe autostradën Tiranë -Elbasan dhe projekte të tjera. Në intervistën e tij që do ta transmetojmë të plotë të premten, kryeministri Berisha komentoi edhe per zgjedhjet vendore, dialogun me opoziten dhe çështje të tjera.