Në Shqipëri Kryeministri Sali Berisha firmosi sot një urdhër, me anë të të cilit ndalohet përdorimi i fondeve dhe mjeteve të administratës publike gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 8 majit. Këtë urdhër Kryeministri e njoftoi gjatë mbledhjes së qeverisë
Urdhëri i sotëm i Kryeministrit, shënon një kthesë nga praktikat e mëparshme, kur përdorimi i mjeteve dhe fondeve shtetërore ka qenë gjithmonë një akuzë e përsëritur ndaj ҫdo shumice në pushtet.
Zoti Berisha tha se policia do të duhet të bllokojë ҫdo mjet zyrtar jatë fushatës, ndërsa ftoi Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe institucionet e tjera të kontrollit, të mbikqyrin rreptësisht përdorimin e fondeve që ato të mos devijojnë nga pushteti qëndror apo lokal për financimin e mitingjeve, tha kryeministri Berisha.