Krasniqi: Ka disa mundësi për zgjidhjen e çështjes së imunitetit të deputetëve

Krasniqi: Ka disa mundësi për zgjidhjen e çështjes së imunitetit të deputetëve

Në Kosovë, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi tha sot se ekzistojnë disa mundësi për zgjidhjen e çështjes së imunitetit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, përfshirë edhe ndryshimin e ligjit për deputetët. Komentet e tij pasuan debatet që nxiti refuzimi që ai i bëri kërkesës së EULEX-it që parlamenti të nxjerrë një rezolutë nëpërmjet së cilës do t’i kërkohej qeverisë që të shtrojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e imunitetit për deputetët e Parlamentit të Kosovës që janë nën hetime.