KE miraton marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për Kosovën

  • Leonat Shehu

Komisioni Evropian ka miratuar marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Kosovën, një vendim ky që i hap rrugë nënshkrimit të saj para verës së këtij viti.

Miratimi i saj është përshëndetur nga zyrtarët vendas e ndërkombëtarë, të cilët e kanë cilësuar si një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Kosova pret që marrëveshja të hyjë në fuqi deri në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa e fitoi këtë marrëveshje si kundërshpërblim ndaj përkushtimit të saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Your browser doesn’t support HTML5

KE, marrëveshje Stabilizim Asocimi për Kosovën