Në Kosovë, një grua u bashkua të hënën me motrën e saj, e cila kishte kaluar gjashtë vjet me ekstremistët në Siri.
Your browser doesn’t support HTML5
Hidajete Delia priti orë të tëra jashtë një strehe për të kthyerit në Vranidoll afër Prishtinës dhe pastaj u lejua të takohej me motrën e saj 23-vjeçare, Dafina.
Hidajetja thotë se Dafina ishte "mashtruar" për të shkuar në Siri dhe ishte martuar me një burrë që ishte vrarë më vonë.
Dafina u kthye në Kosovë me dy fëmijët e saj.
Shumë familje të tjera prisnin ndërkaq për t'u ribashkuar me të afërmit e tyre. Gjatë fundjavës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, 110 qytetarë të Kosovës u kthyen nga Siria.
Mes tyre ishin katër luftëtarë të huaj të dyshuar, 32 gra dhe 74 fëmijë.