Kosovë, fillon zbatimi i vendimit për heqjen e pjesshme të tarifave ndaj mallrave serbe

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Kosovë, fillon heqja e pjesshme e tarifave ndaj mallrave serbe

Nga mesnata në Kosovë ka filluar të zbatohet vendimi i qeverisë për heqjen e tarifës 100 për qind për mallrat e lëndës së parë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina. Vendimi që u mor të premten mbrëma parashikon që nga një prilli, tarifat të zëvendësohen me masat e reciprocitetit të plotë me Serbinë. Zyrtarë të qeverisë thanë se vendimi fuqizon marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë që vazhdimisht kanë kërkuar heqjen e plotë të tarifave. Mospajtimet rreth tyre çuan edhe në çarjen e madhe ndërmjet partive të koalicionit qeverisës dhe tashmë Lidhja Demokratike ka dërguar në parlament një mocion për rrëzimin e qeverisë.