Në Kosovë, muajin e ardhshëm pritet të diskutohet mbi një propozim për themelimin e një Gjykate të veçantë që do të merrej mes tjerash me trajtimin e pretendimeve të ngritura nga i dërguari i Këshillit të Evropës Dick Marty, mbi siç thuhet, përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës. Ideja e hedhur nga grupi hetues i EULEX-it për hetimin e këtyre pretendimeve kundërshtohet nga autoritetet në Kosovë, meqë sipas tyre kjo do të nënkuptonte dështimin e sistemit të drejtësisë që vazhdon të kontrollohet nga ndërkombëtarët.