Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se kjo është hera e parë që zgjedhjet duhet të organizohen në një afat prej 31 ditësh dhe kjo vetvetiu është sfiduese
Në Kosovë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se është hera e parë që zgjedhjet parlamentare duhet të organizohen në një afat prej 31 ditësh dhe kjo vetvetiu paraqet sfidë të madhe për këtë institucion. Por, ajo thekson se procesi nuk është i rrezikuar dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve nuk kushtëzohet nga ligjet, por nga veprimet e pjesëmarrësve në to. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, zonja Daka thotë se do të kërkohet ndihma e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në veriun e Kosovës.
Zëri i Amerikës: Zonja Daka ju vet e keni vlerësuar si sfidë organizimin e zgjedhjeve në një kohë kaq të shkurtër. Si po përballeni me të?
Valdete Daka: Po, është e vërtetë se këto ditë vazhdimisht e kam përsëritur se përgatitja e zgjedhjeve në një afat aq të shkurtër do të jetë sfiduese, është sfiduese me vet faktin se të gjitha proceset që parashikohen me planin operacional tani do të jenë shumë më të shkurtra, do të jenë në minimumin e tyre faktikisht dhe kjo është një prej sfidave më të madhe me të cilat që në momentet e para kemi filluar të sfidohemi.
Zëri i Amerikës: Pararendësit tuaj thonë se afatet e shkurtra po rrezikojnë tërë procesin. Ju si mendoni a është i rrezikuar?
Valdete Daka: Tash nuk mund të them që do të jetë i rrezikuar. Ai do të organizohet, procesi do të organizohet. Mirëpo mund të na ndodhë që për afate shumë të shkurta të bëjmë ndonjë lëshim. Tek e fundit edhe ne që organizojmë zgjedhjet jemi vetëm njerëz dhe mund të na ndodhë që për shkak të afateve shumë të shkurtra ndonjë çështje të na rrëshqasë, ashtu të themi. Mirëpo, megjithatë procesi do të organizohet. Ndoshta, thashë edhe njëherë, do të kemi pak probleme, por nuk besoj që procesi mund të rrezikohet në tërësi.
Zëri i Amerikës: Vendi po hynë në zgjedhje pa reformën zgjedhore dhe pa ligjin e ri për zgjedhjet gjë që ka shtuar shqetësimet për përsëritjen e ngjarjeve të zgjedhjeve të vitit 2010. Me këtë kuadër ligjor, si mund të garantohet që kjo nuk do të ndodhë?
Valdete Daka: Unë nuk mund ta garantojë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Kjo çështje më tepër ka të bëjë me subjektet politike. Unë ju thashë. Teknikisht do të mundohemi dhe do të bëjmë të pamundurën që për 31 ditë, që asnjëherë deri më tani prej vitit 2000, pra në Kosovën e pasluftës nuk janë organizuar zgjedhjet për 31 ditë, ne do të bëjmë të pamundurën edhe fizikisht edhe në çështje logjistike të organizojmë atë që duhet që një proces të jetë i rregullt. Mirëpo, ditën e zgjedhjeve janë subjektet politike ato që i kanë të gjitha në dorë. Pra janë ata komisionarët që nominohen nga subjektet politike të cilët faktikisht do të përcaktojnë se a do të kemi manipulime apo jo. Nuk është fajtor ligji as nuk është faji të dispozitat ligjore, qoftë në ligjin e vjetër sipas të cilit janë duke u organizuar zgjedhjet edhe pse ka disa çështje të cilat po të ishte aprovuar ligji i ri do të përmirësonin procesin, por assesi ligji i vjetër nuk e rrezikon procesin.
Zëri i Amerikës: Fushata për këto zgjedhje zyrtarisht pritet të fillojë më 28 maj dhe të zgjasë dhjetë ditë, por realisht ajo ka filluar tashmë dhe është përcjellë me ankesa të partive ndaj njëra tjetrës për shkelje. Çfarë po bën Komisionin juaj për t’u përballur me këtë situatë?
Valdete Daka: Realisht ne si KQZ nuk kemi shumë të bëjmë me fushatën zgjedhore. Më tepër është Paneli për Ankesa dhe Parashtresa, i cili do të përballet me ankesat eventuale të subjekteve politike sa i përket fushatës. Megjithatë, është evidente se fushata tashmë ka filluar. Jo vetëm tash, fushata ka filluar që nga momentet e para kur është bërë e ditur se do të kemi zgjedhje të parakohshme. Kjo situatë është duke zgajtur tashmë me muaj. Mirëpo, me ligjin ne fuqi, ne si KQZ nuk kemi asnjë dispozitë që rregullon para fushatën, të themi.
Zëri i Amerikës: Nga pikëpamja juaj a e dëmton kjo procesin?
Valdete Daka: Po, ndoshta juridikisht jo. Edhe pse të themi të drejtën, nuk ka subjekt që nuk është duke bërë fushatë. Të gjitha subjektet politike në ato mundësitë e veta janë duke bërë fushatë, janë duke bërë thirrje për fushatë, kështu që nuk di...Juridikisht nuk ka ndonjë pengesë.
Zëri i Amerikës: Si zakonisht, veriu i Kosovës, paraqet sfidën kryesore në organizimin e zgjedhjeve. Si prisni të rrjedhë ky proces në atë zonë dhe kush do të përkujdeset për të? Ju apo OSBE-ja?
Valdete Daka: Ne do t’i organizojmë zgjedhjet edhe në veri. Kjo është hera e parë që zgjedhjet parlamentare organizohen në veri. Megjithatë, tashmë është krijuar një përvojë e duke marrë parasysh se janë organizuar zgjedhjet lokale në veri dhe atë disa herë , sepse kemi pasur përsëritje, kemi pasur përsëritje të zgjedhjeve për kryetar komune në Mitrovicën veriore, kështu që është krijuar një praktikë. Gjithsesi edhe këtë herë do të kërkojmë në njëfarë mënyrë ndihmën e OSBE-së. Ndoshta jo në atë formë sikurse herën e kaluar sepse atëherë kishte një marrëveshje për organizmin e zgjedhjeve në veri. Këtë herë ne në kuadër të kompetencave ligjore do të kërkojmë nga OSBE-ja që të na ofrojë ndihmë.
Zëri i Amerikës: A e prisni këtë ndihmë edhe në pjesën tjetër të Kosovës?
Valdete Daka: Ndoshta në pjesët tjetër jo aq shumë, por në pjesën veriore gjithsesi do të kërkojmë ndihmë.
Zëri i Amerikës: Zonja Daka, për fund, ju jeni kryetare e KQZ-së i përbërë nga partitë politike pra me përbërje shumë heterogjene dhe me sa di unë, të gjitha janë burra. Si është të drejtosh, duke qenë një grua jo partiake, një trup të tillë të përbërë nga burra të partive politike?
Valdete Daka: Fillimisht ka qenë jashtëzakonisht vështirë, sepse unë vij nga gjyqësori ku nuk kam pasur përballje me politikën. Nuk kam pasur përballje me njerëz që i përkasin politikës, kështu që fillimisht ka qenë jashtëzakonisht e vështirë së pari të ambientohem në situata politike të themi. Mirëpo, me kohë, tash janë bërë katër vite që jam kryetare e KQZ-së. Kam krijuar edhe unë një lloj përvoje. Besoj se ia kamë dalë mirë dhe besoj që edhe në të ardhmen nuk do të kemi probleme.
Zëri i Amerikës: A e ke ndjerë ndonjëherë trysninë e burrave që e kanë të vështirë t’i “nënshtrohen” vendimit të një gruaje?
Valdete Daka: Po ndoshta e kanë vështirë. Ndonjëherë e shoh që nuk u vjen shume këndshëm, por megjithatë kam pasur bashkëpunimin e tyre, kam pasur edhe ndihmën e tyre shpeshherë në situata. Edhe ata e kanë marrë në konsideratë se megjithatë jam e vetmja femër në tërë këtë trupë. Kështu që edhe ata më kanë ndihmuar. Mirë, megjithatë, mirë kemi kaluar.
Your browser doesn’t support HTML5