Kosovë: Autoritetet kërkojnë rivotimin e speciales

Në Kosovë, autoritetet po kërkojnë mundësinë e hedhjes sërish në votim të ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme për krime lufte. Derisa opozita po bën thirrje që të respektohet votimi kundër këtyre ndryshimeve që ndodhi më 26 qershor, udhëheqësit e institucioneve thonë se ngritja e gjykatës është përmbushje e detyrimeve dhe zotimeve të Kosovës kundruall drejtësisë ndërkombëtare. Rivotimi nuk paraqet problem ligjor, por, partitë në pushtet druajnë se një dështim i dytë do të ishte me pasoja për vendin.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosovë: Auroritetet kërkojnë rihedhjen në votim të speciales