Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, thanë se janë pajtuar për zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve të deritashme
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, u takuan mbrëmë në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, për të vazhduar bisedimet e filluara më 19 tetor, në takimin e parë të tyre.
Zonja Ashton, e cila fillimisht i kishte takuar dy kryeministrat veç e veç, para se të mblidheshin së bashku në atë që është quajtur darkë pune, tha se takimi ishte konstruktiv. Ajo tha se ka pasur pajtim të plotë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe kryeministrat janë pajtuar të vazhdojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se është zhvilluar një debat thelbësor për domosdoshmërinë e zbatimit të gjitha marrëveshjeve, posaçërisht të asaj për menaxhimin e përbashkët të kufirit dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa është diskutuar edhe çështja personave te zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, kryeministri Thaçi tha se gjatë muajit dhjetor pritet të fillojë zbatimi konkret i marrëveshjeve në terren. Ai tha se është diskutuar bërja transparente e mjeteve financiare të Serbisë për strukturat paralele në Kosovë. Prishtina, tha ai, e respekton interesimin e ligjshëm te Beogradit për serbët e Kosovës, por të dyja vendet duhet të veprojnë si shtete të pavarura e sovrane.
Ai tha se në takimet e radhës do të shtrohen për debat edhe çështje politike që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se takimi i radhës mund të ndodhë në fillim të muajit dhjetor, ndërsa mbrëmë është diskutuar për rrugët e zbatimit të marrëveshjeve të deritashme.
Ai tha se ka marrë zotimin e kryeministrit Thaçi se do të krijohet një njësi policore e përbërë edhe nga pjesëtarë të komunitet serb për mbrojtjen e manastireve serbe në Kosovë. Po ashtu, ai tha se është diskutuar edhe për projektin e ndërtimit të autostradës Nish – Prishtinë.
Të dyja palët janë shprehur në favor të këtyre bisedimeve, ndërsa procesi është mbështetur fuqishëm nga sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, e cila të mërkurën e kaluar, kërkoi vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kundërshtoi çfarëdo bisedimesh që prekin kufijtë e Kosovës.
Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, por është shprehur e gatshme të debatojë normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pjesë e kushtëzimeve që u janë bërë të dyja vendeve për përfshirjen në procesin e integrimeve evropiane. Serbisë i është kushtëzuar data e fillimit të negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosovës, ajo e fillimit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.