Të dyja palët janë ftuar në raund të ri pas dështimit të bisedimeve të së mërkurës që të sigurojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer nga aeroporti i Lubjanës për në Bruksel, për të vazhduar takimet në kuadër të dialogut. Në një njoftim të qeverisë së Kosovës thuhet se ai po kthehet me kërkesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila për nesër planifikon edhe një raund bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje që do të çonte drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Paralajmërimi i takimit të ri, pasoi përfundimin pa marrëveshje të raundit të nëntë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mërkurën në Bruksel. Të dyja palët fajësuan njëra tjetrën për dështimin e këtij raundi, ndërsa njëkohësisht, u angazhuan për vazhdim të bisedimeve, të cilat kanë ngecur në dallimet lidhur me mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Beogradi kërkon një shkallë të gjerë të autonomisë për atë zonë, ndërsa Prishtina refuzon çdo zgjidhje që mund të çojë në thellimin e ndarjeve.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, sërish la të hapur mundësinë për një marrëveshje gjatë ditëve në vazhdim, para se ajo t’u raportojë ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për rezultatet e bisedimeve.
Në një komunikatë për opinion ajo tha se "Dita e sotme ishte e gjatë dhe intensive. Ne kemi bërë përpjekje për të afruar idetë e ndryshme që janë diskutuar gjatë këtyre muajve të fundit, dhe të kërkojmë nga delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit që të shqyrtojnë këto propozime dhe të shohim nëse mund të arrihet një marrëveshje. Herën e fundit thashë që marrëveshja ishte afër, se dallimet ishin të ngushta, por të thella. Mund të them me bindje sot se dallimet janë të ngushta dhe shumë të cekëta. Derisa jemi duke u përgatitur për raportimin e së hënës, ne kemi disa orë përpara. Shpresoj se në atë kohë, të dyja delegacionet do të reflektojnë nëse mund të hedhin hapat e fundit të nevojshëm për të përfunduar marrëveshjen dhe për të çuar qytetarët e tyre përpara drejt së ardhmes”.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Serbia nuk ka pranuar marrëveshjen, ndërsa shfaqi shpresën se ajo “do të reflektojë, meqë nuk i ka mbetur shumë kohë”.
Ai tha se Kosova është pajtuar me propozimet e zonjës Ashton për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, por ishte Serbia ajo që refuzoi atë.
“Sikur që ka ndodhur edhe në herët e kaluara, Serbia ka refuzuar. Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 22 të këtij muaji, kur do të paraqitet raporti nga baronesha Ashton. Është me rëndësi që kjo marrëveshje të arrihet. Është në interesin e gjithë rajonit, është në interesin e dy vendeve tona, është në interesin e Bashkimit Evropian, është në interesin e orientimit nga e ardhmja, e fqinjësisë së mirë, e perspektivës së zhvillimit ekonomik, mirëqenies sociale të qytetarëve tanë”, tha ai.
Kryeministri tha se do të njoftojë mekanizmat ndërkombëtarë për qëndrimin e Prishtinës kundruall marrëveshjes.
“Unë nesër në emër të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, do t’u drejtohem me një letër pranuese zyrtare për marrëveshje edhe baroneshës Ashton edhe 27 vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Thaçi.
Ndërsa kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç tha se propozimet e bëra nga zonja Ashton që ishin të përmbledhura në 15 pika ishin më të pranueshme për Beogradin, por sipas tij Prishtina ishte fajtore për mosarritjen e marrëveshjes.
“Thaçi dëshironte të ndërlidhë çështjen e policisë më një pikë të re që do të detyronte të dyja palët që të mos e bllokojnë njëra tjetrën në organizatat ndërkombëtare. Kjo do të thotë që Serbia duhet të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare. Atëherë me mirë të njohim pavarësinë e Kosovës. Këtë nuk mund dhe nuk do ta pranojmë”, tha ai, duke nënvizuar se Serbia kërkon zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
Ai tha se Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet dhe ka hapësirë që të arrihet një marrëveshje.
Të dyja palët thanë se në ditët në vazhdim mund të jepen më shumë hollësi rreth përmbajtjes së propozimeve të zonjës Ashton që synon të afrojë qëndrimet e të dyja palëve.
Vëzhguesit e pavarur pohojnë se një kompromis mund të arrihet në fushën e policisë dhe të gjyqësisë. Serbia ka kërkuar që në veri të Kosovës të ketë një Gjykatë të veçantë të Apelit, ndërsa kompromisi mund të jetë në krijimin e një dege të Gjykatës së Apelit të Kosovës. Asociacioni i komunave serbe mund të fitojë të drejtën për emërimin e komandantit rajonal të policisë, ndërsa një kompromis mund të ketë edhe rreth kërkesës së Serbisë që Forcat e Sigurisë së Kosovës të mos shfaqen për një periudhë kohore në hapësirën e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Takimi i së premtes shihet si një përpjekje e re për të siguruar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, që ishte është synimi kryesor i bisedimeve të filluara vitin e kaluar ndërmjet të dy kryeministrave.
Nëse palët pajtohen, atëherë Serbia mund të sigurojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova atë të marrëveshjes së stabilizim asocimit.
Your browser doesn’t support HTML5