Kosova dhe Serbia dështuan të merren vesh rreth mënyrës së administrimit të veriut të Kosovës.
Në Bruksel, përfundoi pa marrëveshje raundi i tetë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ende është e paqartë nëse do të ketë ndonjë raund të ri bisedimesh që do të çonin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton tha se “kjo është hera e fundit që takohemi formalisht. Një numër propozimesh janë hedhur në tryezë. Hendeku mes palëve është shumë i ngushtë, por i thellë. Ata do të shkojnë për këshillime në kryeqytetet e tyre dhe do më njoftojnë gjatë disa ditëve të ardhshme për vendimet e tyre”, tha zonja Ashton por pa dhënë më shumë hollësi rreth takimit.
Kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, thanë se bisedimet dështuan për shkak të mospajtimeve rreth veriut të Kosovës.
Kryeministri Thaçi tha se Prishtina është e gatshme të krijojë një asociacion të komunave me shumicë serbe në funksion të integrimit të komunitetit serb, por pa pushtet ekzekutiv.
Beogradi ndërkaq ngulë këmbë për themelimin e bashkësisë së komunave serbe që do të kishin kontrollin mbi policinë, gjyqësinë dhe planifikimin hapësinor. Po ashtu kërkohen edhe garanci që Ushtria e Kosovës të mos vendoset kurrë në hapësirën e bashkësisë së komunave serbe.
Të dy kryeministrat thanë se ka ende hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje.
"Shpresoj se marrëveshja do të arrihet. Shpresoj që Beogradi do të ndryshojë dhe reflektojë gjatë disa ditëve të ardhshme”, tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri serb, Ivica Daçiç tha se “ka edhe pak kohë për të gjetur një zgjidhje dhe të mblidhen përshtypjet nga këto bisedime të gjata”. Ai tha se për shkak të situatës zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vuçiç kishte ofruar dorëheqjen e tij, por kjo ishte refuzuar.
Bisedimet e djeshme thuhet se ishin përshkuar edhe me përplasje ndërmjet palëve. Kryeministri Thaçi tha se bisedimet ishin të vështira.
“Nuk ka qenë takim i lehtë. Ka pasur disa që kanë ardhur për herë të parë dhe nuk kanë qenë të përgatitur emocionalisht për t’u ballafaquar me rrethanat dhe realitetin e ri të Kosovës sovrane dhe të pavarur. U është dashur kohë që të adaptohen me dialogun dhe tavolinën dhe të kuptojnë se duhet të shkëputen nga realiteti i politikës së vjetër”, tha kryeministri Thaçi.
Sidoqoftë, gjatë ditëve të vazhdim do të bëhet më e qartë nëse do të ketë takim të ri dhe kur mund të ndodhë, meqë koha është e shkurtër. Më 16 prill, zonja Ashton do të raportojë para ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për rezultatet e bisedimeve nga të cilat varet edhe procesi i integrimeve evropiane të të dyja vendeve.
Nëse nuk do të ketë përfundimisht marrëveshje, pasoja e parë do të jetë që Serbia nuk do të ketë datë negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e mbase as Kosova atë të negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit.