Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish më 4 mars në Bruksel për të vazhduar diskutimet rreth situatës në veriun e Kosovës
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç përfunduan raundin e pestë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Ndërmjetësuesja e bisedimeve, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në një deklaratë për opinion tha se “të dy kryeministrat janë kthyer në kryeqytetet e tyre për këshillime dhe do të kthehen në Bruksel më 4 mars për diskutime të mëtejshme.
http://www.youtube.com/embed/vEauie0IS1A
Kryeministrat janë të kënaqur më përparimin e dukshëm që kanë arritur sikundër edhe unë”, thuhet në deklaratën e shkurtër të zonjës Ashton.
Por ajo nuk ka dhënë më shumë hollësi se për çfarë përparimi bëhet fjalë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gazetarëve se “ka qenë edhe sot një takim në frymën konstruktive në frymën e një përkushtimi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, në gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, për shpërbërjen e strukturave të sigurisë sa më shpejtë që është e mundur, për rend dhe ligj që të funksionojë sistemi i drejtësisë në kuadër të legjislacioni kosovar. Në të njëjtën kohë për domosdoshmërinë e organizimit të zgjedhjeve të lira edhe në katër komunat në veri brenda këtij viti”
Për këtë arsye tha ai në ditët e ardhshme do të takohen grupet profesionale, që t’i qartësojnë më mirë dhe në hollësi të gjitha këto çështje.
Ai tha se strukturat e sigurisë së Serbisë duhet të shpërbëhen, ndërsa do të gjinden mundësi të tjera sa i përket sistemit të edukimit, shëndetësisë, shërbyesve civilë, që ato të përshtaten apo të transformohen.
Takimi që përfundoi sot pasdite, ishte më i gjati dhe më i vështiri deri tash pikërisht për shkak të temave të shtruara për diskutim.
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje për institucionet në veriun e Kosovës, por është shënuar përparim dhe pala serbe ka hedhur në tryezë propozimin për bashkësinë e komunave serbe.
"Ne nuk do të lejojmë kurrfarë shpërbërjeje të institucioneve derisa nuk merremi vesh se me çka zëvendësohen ato”, tha kryeministri serb duke nënvizuar se pritjet e bashkësisë ndërkombëtare që gjatë këtij raundi të arrihet ndonjë marrëveshje e madhe, ishin të tepruara.
"Sikur të ishte e mundur që problemi serbo – shqiptar të zgjidhej për dy ditë, këtë do ta kishte bërë më siguri dikush para meje”, ka deklaruar kryeministri serb.
Beogradi ka ritheksuar synimin për një shkallë të autonomisë për komunat me shumicë serbe në veri, por njëkohësisht ka lënë të hapur mundësinë e krijimit të strukturave të reja në zonë që do të ishin të pranueshme për Prishtinën.
Përfaqësuesit e serbëve në veri thonë ndërkaq se nuk do të lejojnë shuarjen e institucioneve serbe atje dhe kanë përsëritur kërkesën për anulimin marrëveshjeve të arritura në bisedimet Kosovës Serbi, përderisa të mos flitet për çështjen e statusit të Kosovës, që sipas tyre mbetet ende i pazgjidhur.
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 në bazë të planit të krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari. Deri tash ajo është njohur nga afro 100 vende të botës.
Pavarësia e saj vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila është pajtuar të angazhohet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, meqë kjo është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.
Diplomatët i kanë kërkuar Serbisë që të shpërbëjë strukturat e saj të sigurisë në veriun e Kosovës si kusht që të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.