Votimi u bë nën përplasjet e veprimtarëve të Vetëvendosjes me forcat e rendit në përpjekje për të penguar ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë
Parlamenti i Kosovës me 84 vota ratifikoi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Votimi u krye me prani të forcave të sigurisë së Parlamentit, të cilët larguan me forcë deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, që po pamundësonin votimin duke qëndruar në foltoren e Parlamentit.
Kryetari lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kundër kushtetuese dhe në dëm të vendit
Dhjetëra veprimtarë të kësaj lëvizjeje janë arrestuar gjatë protestës që po mbahej në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë.
Policia përdori gazin lotsjellës për të mundësuar hyrjen e deputetëve të Parlament. Veprimet e lëvizjes Vetëvendosje nxitën reagime të shumta.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se pengimi i punës së institucioneve është i papranueshëm.
Ndaj protestës reagoi edhe ambasada amerikane në Prishtinë, meqë ambasadorja Tracey Jacobson dhe personeli i saj u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare.
Në një komunikatë për opinion të ambasadës thuhet se “Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënojnë përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës si një demokraci në zhvillim”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënoi sulmin mbi ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Në një komunikatë për opinion ajo thekson se diplomatet e akredituar në Kosovë përfaqësojnë shtetet respektive të tyre dhe çdo sulm mbi ta është edhe sulm mbi shtetet e tyre.
Presidentja Jahjaga konsideron se “sulmi dhe pengimi i ambasadores Jacobson është një akt i paprecedent, krejtësisht i papranueshëm dhe plotësisht në kundërshtim me parimet dhe vlerat e shoqërisë së Kosovës dhe shtetit të cilin po e ndërtojmë me përkrahjen e tyre. Sulmi mbi diplomatet e huaj dhe pengimi i tyre është shkelje e rëndë e parimit të demokracisë dhe e ligjit. Kjo është një sjellje e papërgjegjshme dhe e turpshme”.
Qeveria e Kosovës shprehu siç tha, keqardhjen për veprimet e dhunshme të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosjes” ndaj deputetëve, ambasadores amerikane dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë. Qeveria konsideron se dhuna e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga kjo lëvizje në rrugë e sheshe, por edhe tentimi për futjen e dhunës në institucione, është në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës për ndërtimin dhe konsolidimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës, thuhet në reagimin e saj.
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke dënuar veprimet e Vetëvendosjes, theksoi se veprimet e tilla, i kanë vënë hije të keqe vendit dhe kanë cenuar imazhin e institucioneve në sy të qytetarëve dhe të miqve ndërkombëtarë.
Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të zbatohet deri në fund të këtij viti dhe ajo siguron një shkallë të lartë të autonomisë për komunat veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Të martën ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u pajtuan të fillojnë negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Kosovën, ndërsa në janar të vitit që po vjen ato për anëtarësim të Serbisë, si shpërblim për marrëveshjen.
Të premten udhëheqësit e vendeve të BE-së pritet të miratojnë edhe formalisht këtë vendim.