Ambasada amerikane në Prishtinë u bëri thirrje të martën të gjitha partive politike dhe institucioneve të Kosovës që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.
Komunikata e kësaj ambasade pasoi vendimin e një nate më parë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti, ndërsa kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje jo më larg se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre.
Lexoni edhe këtë Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë e Kosovës – vendi në zgjedhjeTë marten, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloitakimet e para këshilluese me partitë politike për të diskutuar për mundësinë e gjetjes së një date për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Zonja Osmani zhvilloi takime me përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Ky ishte një këshillim paraprak dhe ne shprehëm interesimin tonë si subjekt politik që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë të parakohshme të kemi një datë e cila në harkun kohorë të mundshëm të jetë sa më e hershme, pra neve na duhet njëherë që ta marrim aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe varet nga data kur na vije ai aktgjykim i plotë si palë që jemi në këtë çështje e cila tashmë është zgjidhur por nuk e ka përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm dhe pas kësaj do të mund të shpallet data e zgjedhjeve”, tha kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lexoni edhe këtë Kosovë: Deputeti Etem Arifi në vuajtje të dënimit më heqje lirie
“Ne presim që data e zgjedhjeve të shpallet sa më shpejt që të jetë e mundur brenda atij harkut kohor që tashmë e mundëson edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, besojmë që fundi i janarit është datë e përshtatshme presim që Gjykata Kushtetuese sa më parë të publikojë aktgjykimin e plotë në mënyrë që ai të jetë i plotfuqishëm dhe besojmë është e domosdoshme që të mos humbet kohë meqenëse edhe viti i ardhshëm për fat keq po vije me shumë pikëpyetje për mënyrën e funksionimit institucional dhe për krizën e thellë ekonomike që ka kapluar vendin”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike në pushtet tha se skena politike duhet të gjej fuqi që të miratojë sa më shpejt buxhetin e vitit 2021 në mënyrë që të mos futet vendi në krizë financiare.
“E kemi përmendur janarin edhe më herët por gjithsesi në kuadër të këtij konteksti që të mos hyjmë dhe të kalojmë kufijtë kushtetues sepse është e paqartë se çfarë ndodh pastaj, datat që unë sot kam përmendur ka qenë data 7 shkurt do të thotë 40 ditë pas 2-3 ditëve pasi kalojmë buxhetin prandaj kjo është përmendur por sidoqoftë mund ta kem preliminar dhe besoj se takimet pas aktgjykimit e caktojmë edhe më saktë datën”, tha zoti Abrashi.
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa do të vazhdojë të kryejë detyrat kundrejt qytetarëve posaçërisht në menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19. Por ai bëri thirrje që para se të shpërndahet parlamenti të miratohet buxheti i ri i vendit.
Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti u votua me 3 qershor, duke u bërë qeveria e dytë që doli nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor të vitit 2019. Qeveria e parë e ish kryeministrit Albin Kurti u miratua më 3 shkurt dhe u rrëzua më 25 mars. Të dyjat janë më jetëshkurtrat në historinë e re të Kosovës.
Your browser doesn’t support HTML5