Policia tha se arrestimet kanë të bëjnë me falsifikim parash dhe trafikim narkotikësh
Policia e Kosovës tha se ka arrestuar 12 persona në dy operacione të ndara, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar.
Policia tha se në një operacion me emrin e koduar “Euro 2012” ,janë arrestuar pesë persona të dyshuar në rajonin e Prishtinës dhe janë konfiskuar bankënota me vlerë prej 43 mijë dollarësh amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara.
Njëri nga të dyshuarit e arrestuar është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, në një operacion tjetër me emrin e koduar “Vjeshta” që është zhvilluar në rajonin e Pejës në Kosovën perëndimore janë arrestuar shtatë persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “krim i organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.
Vlera e përafërt e substancave narkotike të konfiskuara thuhet të jetë rreth 26 mijë euro.