Në Prishtinë, Garda e Nderit e Policisë së Kosovës, uli në gjysmë shtizë flamurin e Shteteve të Bashkuara, në nderim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
Your browser doesn’t support HTML5
Ceremonia përkujtimore e organizuar nga shoqata “Miqtë e Amerikës: u mbajt në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan Bill Clinton ku ndodhet edhe shtatorja e tij.
Çdo vit, 11 shtatori shënohet ne forma të ndryshme në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.
I tillë ky rol vlerësohet edhe për proceset e ardhshme politike në Kosovë përfshirë edhe atë të integrimeve euroatlantike.