Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën ritheksoi përkushtimin ndaj pavarësisë së vendit dhe mbrojtjes së tërësisë tokësore të tij. Pas takimit që ka zhvilluar mbrëmë në Bruksel, grupi i përbërë nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe mbikëqyrin zbatimin e vendimit për statusin e saj ka shfaqur shpresën për bisedime konstruktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si shtete të pavarura dhe sovrane, për identifikimin dhe zgjidhjen e çështjeve praktike të interesit të përbashkët.
Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.