Qeveria e Kosovës nënshkroi sot marrëveshjen me kompaninë amerikano - turke "Bechtel dhe Enka", për fillimin e punës për ndërtimin e autostradës Morinë - Prishtinë - Merdare, që është vazhdimësi i autostradës Durrës - Kukës. Marrëveshja, parasheh që autostrada të ndërtohet brenda 36 muajsh ndërsa çmimi i ndërtimit të saj arrin në 700 milion euro. Punimet e para pritet të fillojë në muajin maj.