KQZ në Kosovë vendosi që për hir të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje në fletëvotime për zgjedhjet e tre nëntorit të vihet vetëm logoja e tij
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi që në fletëvotimet për zgjedhjet komunale të tre nëntorit të jetë logoja e këtij komisioni.
Vendimi pasoi një periudhë të shtimit të debateve për rrugën e tejkalimit të mospajtimeve lidhur me dukjen e fletëvotimeve për shkak të këmbënguljes së Beogradit që zgjedhjet të jenë të paanshme ndaj statusit politik të Kosovës, përkatësisht që në fletëvotime të mos ketë shenja të shtetësisë së Kosovës.
Në një njoftim për opinion thuhet se “fletëvotimi përmban të gjitha elementet qe kërkon Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme. Fletëvotimi do të ketë logon e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do te jete unik për tërë territorin e Kosovës”.
Vendimi u përshëndet nga Ambasada amerikane në Prishtinë, nëpërmjet një deklarate në të cilën thuhet se “qasja e KQZ-së shërben si bazament për zgjedhje gjithëpërfshirëse, të cilat reflektojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Përkrahja e udhëheqjes politike të Kosovës ilustron mirëkuptimin e tyre që zgjedhjet janë një mundësi historike për të bashkuar të gjitha komunitetet, të cilat jetojnë në Kosovë. Inkurajojmë udhëheqësit e Kosovës të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që zgjedhjet përmbushin standardet ndërkombëtare dhe janë gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
Më herët gjatë ditës Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të gjejë zgjidhje të përshtatshme për mënyrën e votimit për zgjedhjet komunale të tre nëntorit, në mënyrë që të sigurohet një pjesëmarrje sa më e gjerë.
Gjatë fundjavës kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka një pajtim të partive politike që të gjendet një zgjidhje kushtetuese e ligjore, që mund të mos jetë e pëlqyeshme politikisht por e pranueshme për të gjithë.
Në favor të një zgjidhjeje që do të jetë e pranueshme dhe e njëjtë për tërë Kosovën janë shprehur edhe udhëheqësit e partive opozitare përveç lëvizjes Vetëvendosje.