Në mesin e kandidatëve është edhe politikani lokal Oliver Ivanoviç, që ndodhet në paraburgim nën dyshimet për krime lufte.
Katër subjekte politike nga të cilat dy shqiptare dhe dy serbe kanë vendosur të konkurrojnë për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, në zgjedhjet e reja që do të mbahen atje më 23 shkurt.
Zgjedhjet do të përsëriten meqë kryetari i zgjedhur në votimet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Kërstimir Pantiç, nga Nisma qytetare serbe, dështoi të japë betimin duke kundërshtuar që t’u nënshtrohet ligjeve të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Nisma qytetare serbe dhe Nisma qytetare SDP, vendosën që të kandidojnë përfaqësuesit e tyre për postin e kryetarit të kësaj komune të banuar me shumicë serbe.
Nisma qytetare SDP, ka kandiduar kryetarin e saj Oliver Ivanovic, pavarësisht se ai ndodhet në paraburgim nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime të pasluftës në Kosovë.
Në një komunikatë të kësaj nisme thuhet se kjo kandidaturë është dëshmi se Oliver Ivanoviç, “është i pafajshëm dhe mosvënia e kandidaturës do të nënkuptonte se ai ka frikë nga akuzat e pabaza dhe të turpshme”.
Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë edhe në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.
Arrestimi i tij që ndodhi të hënën, nxiti reagime të përfaqësuesve serbë të cilët e cilësuan këtë një veprim më prapavijë politike.
EULEX: Prokuroria nuk pranon udhëzime politike
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit hodhi poshtë pretendimet se politika ka nxitur arrestimin e zotit Ivanoviç. Shefi i Prokurorisë së Posaçme, Jonathan Ratel, tha se arrestimi pasoi punën njëvjeçare të prokurorëve të EULEX-it në këtë rast.
Në një komunikatë për medie, ai thekson se “Prokuroria e posaçme nuk pranon udhëzime politike; udhëzimi i saj i vetëm vjen nga ligji. Ligji është besnikëria e parë dhe e vetme, ndërsa Prokuroria e posaçme do të vazhdojë me ndjekje penale për vepra të rënda, krime të luftës, krim të organizuar dhe korrupsion. Prokurorët janë këtu për ta respektuar dhe zbatuar ligjin dhe t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe me integritet. Kjo nuk do të ndryshojë”, thuhet në komunikatën e zotit Ratel.