Të shtunën mbrëma autoritetet në Kosovë thanë se një grua e lindur në vitin 1947, nga komuna e Shtimes në jug të Prishtinës, ndërroi jetë nga pasojat e koronavirusit.
Ajo ishte dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë me 20 prill dhe ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.
Vdekja e saj çoi në 20 numrin e viktimave të koronavirusit në Kosovës.
Të shtunën mbrëma Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se janë konfirmuar edhe 28 raste të reja të të prekurve.
Prej tyre 14 raste nga komuna e Rahovecit, 4 nga Gjilani, 2 raste nga komuna e Pejës 2 raste nga komuna e Kaçanikut 2 raste në Malishevë, 2 raste nga komuna e Prizrenit dhe nga 1 rast në Prishtinë dhe Istog.
Rastet e reja e çuan në 731 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Po të shtunën 3 pacientë u shpallën të shëruar duke e çuar në 165 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.