Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është çështja e parë që është hapur në negociatat për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian. Në Bruksel po debatohet për njërin nga kapitujt e kuadrit negociues që i kushtohet marrëdhënieve Kosovë - Serbi dhe parasheh një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore para anëtarësimit. Në Prishtinë, shefi i diplomacisë së Kosovës thotë se kjo qasje do të shmang çdo mundësi që të dyja vendet të bllokojnë njëra tjetrën në integrimet evropiane.
Your browser doesn’t support HTML5