NATO-ja vendosi që pas 15 vjetësh të lejojë fluturimet civile mbi hapësirën ajrore të Kosovës.
NATO-ja tha të premten se do të lejojë fluturimet komerciale mbi Kosovë, për herë të parë pas 15 vjetësh. Autoritetet e NATO-s thanë se “hapësira ajrore e sipërme mbi Kosovë u rihap për fluturime të trafikut civil më 3 prill 2014. Kjo pasoi vendimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të pranuar ofertën nga qeveria e Hungarisë për të siguruar kontrollin e trafikut ajror per fluturimet komerciale.
“Rihapja e hapësirës së sipërme ajrore në Kosovë është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal dhe një hap i rëndësishëm nga i cili përfiton mbarë Ballkani Perëndimor”, citohet të ketë thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, fluturimet komerciale që zhvilloheshin nga Kosova dhe për në Kosovë nuk lejoheshin të shfrytëzojnë hapësirën e sipërme ajrore.
Po ashtu kompanitë që fluturojnë në relacionet ndërmjet Evropës veriore dhe asaj juglindore, për në Lindjen e Mesme dhe Azi, nuk do të kenë nevojë të shmangin Kosovën.
Rihapja e hapësirës ajrore do të krijojë mundësi për shkurtimin e rrugës ajrore duke rritur edhe kursimet për përdoruesit e hapësirës ajrore dhe përfitime mjedisore, theksojnë autoritetet e NATO-s, sipas të cilëve vendimi do të ndikojë në rreth 180 mijë fluturime civile çdo vit.
NATO-ja mori nën kontroll hapësirën ajrore të Kosovës me përfundimin e luftës së cilës ju dha fund me ndërhyrjen e trupave të aleancës.
Nëntë vjet pas ndërhyrjes së saj, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2006, e cila është njohur deri tash nga mbi 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është angazhuar në një proces normalizimi të marrëdhënieve me Kosovën, meqë kjo është kusht për integrimet evropiane.