Në Prishtinë, zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare, konfirmuan viktimën e parë nga pasojat e virusit AH1N1, i njohur si gripi i derrit.
Zyrtarë të kësaj klinike thanë se një 46-vjeçare ka ndërruar jetë nga pasojat e infektimit me këtë virus.
Zyrtarë të kësaj qendre thanë se aktualisht numri i të infektuarve është mbi 100, një nga të cilët thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.