Komandanti i KFOR-it e cilësoi barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, si 'barrikadë e turpit'
Deklaratat e komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Drews, se barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është barrikadë e turpit dhe simbol i ndarjeve në një qytet që mund të bashkëjetojë, ka nxitur reagime të përfaqësuesve të Prishtinës zyrtare dhe serbëve në veri. Derisa Prishtina vlerëson lartë punën e KFOR-it, por kërkon më shumë dinamikë veprimesh në veri, përfaqësuesit e serbëve thonë se barrikada është pasojë e dhunës së Prishtinës dhe njëanshmërisë së komunitetit ndërkombëtarë.
http://www.youtube.com/embed/1zYQWYVxOhA
http://www.youtube.com/embed/1zYQWYVxOhA