Kosovë, qeveria hedh poshtë akuzat për bisedime të fshehta me Beogradin

Kosovë, qeveria hedh poshtë akuzat për bisedime të fshehta me Beogradin

Në Kosovë, qeveria hodhi poshtë pohimet e opozitës se Prishtina dhe Beogradi janë duke zhvilluar bisedime të fshehta. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha sot se do të bëjë publike hollësi rreth atyre që ajo i quan bisedime të fshehta, ndërsa shfaqi shqetësimin edhe për kërkesat e kryeministrit për përfundimin e periudhës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës pa përfunduar procesi i integrimit të veriut. Kryeministri Thaçi mohoi zhvillimin e bisedimeve të fshehta, duke përsëritur qëndrimin se pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi.