Të hënën Parlamenti i Kosovës mblidhet për të vendosur lidhur me themelimin e Forcave të Armatosura, një çështje që ka nxitur shumë debate për shkak se pakicat kombëtare po kushtëzojnë votimin në favor të këtyre forcave me më shumë përfaqësim në parlamentin e Kosovës nëpërmjet vendeve të rezervuara. Debatit në Parlament pritet t’i paraprijë një takim i udhëheqësve politikë në përpjekje për të gjetur një kompromis, i cili do të hapte edhe rrugën që, pas votimit të Forcave të Armatosura, vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Your browser doesn’t support HTML5