Në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për rivotime në pesë komuna të vendit, ndërsa sonte pritet përfundimi i rinumërimit të rreth 40 për qind të votave të hedhura në zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit që lamë pas. Njëkohësisht atje po vazhdojnë debatet rreth ndikimit që mund të kenë këto zgjedhje në proceset politike, ndërsa një vëmendje e konsiderueshme po i kushtohet ndikimit që mund të ketë raporti i të dërguarit të Evropës Dick Marty përveç tjerash edhe në pozicionin e Kosovës në bisedimet e ardhshme me Serbinë.