Kosovë, nuk do të ketë ndryshim të vendimit për importet nga Serbia

Kosovë, nuk do të ketë ndryshim të vendimit për importet nga Serbia

Në Kosovë, autoritetet thanë se nuk do të ketë asnjë ndryshim të vendimit për ndalimin e importeve nga Serbia, përderisa ajo nuk vendosë të njohë vulat doganore të Kosovës. Komentet e tyre pasuan reagimet e shumta të zyrtarëve të Beogradit por edhe përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës të cilët e cilësuan ndalimin e importeve si veprim që dëmton interesat e qytetarëve, posaçërisht atyre të komunitetit serb në Kosovë.