Më 25 korrik 2011 qeveria e Kosovës dërgoi njësitë e policisë në vendkalimet kufitare me Serbinë; pas një viti vlerësimet janë të ndryshme
Një vit më parë, qeveria e Kosovës, dërgoi njësitë e posaçme të policisë, për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare veriore më Serbinë. Operacioni u pasua me trazira të dhunshme, që lanë pas vetës një pjesëtar të policisë së Kosovës të vrarë dhe disa të plagosur. Rrugët në veri u mbyllën me barrikadat e serbëve lokal, që nuk pranojnë shtrirjen e institucioneve në Kosovës në zonë. Pothuajse gjatë tërë vitit, trazirat e herëpashershme përfshinë zonën e banuar me shumicë serbe.
http://www.youtube.com/embed/0QRg7g4uHaA
Një vit pas operacionit, vlerësimet janë nga më të ndryshmet. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se operacioni i 25 korrikut të vitit të kaluar, shënoi fillimin e ndryshimit në zonë, ku për 12 vjet ishte lejuar korrupsioni, krimi i organizuar dhe veprimi i forcave serbe të sigurimit dhe të zbulimit.
“Më 25 korrik të vitit të kaluar, ka ndodhur fillimi i goditjes përfundimtare të pranisë së tyre. Natyrisht ka mbetur për të bërë edhe më tepër dhe sot Kosova me angazhimet e veta për lëvizje të lirë, për rend dhe ligj, për demokraci dhe investime socio - ekonomike e ka mbështetjen e plotë të gjithë botës demokratike. Në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brukselit, NATO-s në bashkëpunim edhe me EULEX-in dhe autoritetet tjera. Ka qenë momenti kritik, vendimtar i kthesës së mbarë për vënien në kontroll të plotë të gjithë territorit të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.
Ndërkaq, lëvizja Vetëvendosje në opozitë vlerëson se operacioni i atëhershëm nuk përmbushi synimet. Nënkryetari i kësaj lëvizjeje Glauk Konjufca thotë se tash janë në radhë bisedimet për statusin e veriut.
“Lëvizja Vetëvendosje, qysh të nesërmen e ndërhyrjes së qeverisë në veri, pra me 26 korrik 2011, kur me urdhër politik u tërhoqën forcat nga atje dhe u lanë kufijtë nën mëshirën e bandave të organizuara kriminale të Serbisë, pat paralajmëruar se e tërë kjo po bëhet që veriu të përfundojë në negociata. Sot një vit pas, jemi në prag të këtij procesi të dëmshëm”, thotë zoti Konjufca.
Beogradi ndërkaq sërish ka hedhur idenë e ndarjes së asaj zone. Presidenti i ri serb Tomislav Nikoliç, është cituar të ketë thënë ditë më parë se ai është i vetëdijshëm që “nuk mund të jetë president në Prishtinë”, por po ashtu sipas tij, “as Prishtina nuk mund të ketë president në veri të Kosovës”.
Autoritetet në Kosovë thonë se për gjendjen në veri do të diskutohet me qytetarët e atjeshëm por jo edhe me Beogradin, duke hedhur poshtë çdo mundësi për ndarjen tokësore të Kosovës apo trajtimin e veçantë të veriut të saj.
Sidoqoftë, krahas thirrjeve për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë shtuar edhe thirrjet që çështja e veriut të jetë pjesë e një dialogut paqësorë, një thirrje të cilës të martën ju bashkua edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.