Kosovë: Ndryshimet kushtetuese

Kosovë: Ndryshimet kushtetuese

Në Kosovë ka filluar puna për ndryshimin e Kushtetutës, e cila fillimisht kishte të bënte me zgjedhjen e presidentit. Por, autoritetet po kërkojnë rrugë për ndryshime që do të përfshijnë edhe dhënien fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare ndaj pavarësisë së shtetit të ri. Rolin e mbikëqyrësit është duke e kryer diplomati Pieter Faith, i cili deri sot, mbante edhe postin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian. Por, duke filluar që sonte, ky post mbetet bosh, meqë Bashkimi Evropian nuk ia ka zgjatur mandatin zotit Faith e as ka caktuar pasardhësin e tij.