Kosovë: Ndalohet importi i mallrave nga Serbia

Kosovë: Ndalohet importi i mallrave nga Serbia

Në Kosovë, që nga mbrëmë ka filluar zbatimi i vendimit të qeverisë për ndalimin e importeve të mallrave nga Serbia. Vendimi është mbështetur gjerësisht nga forcat politike dhe nga komuniteti i biznesit, i cili shprehet i bindur se nuk do të ketë mungesë mallrash ne tregun e vendit. Ndërkaq, përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës dhe zyrtarët e Beogradit, e kanë cilësuar vendimin si të dëmshëm për procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, vazhdimi i të cilit pritet në muajin shtator.